Strama: Duhet të luajmë si Interi

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka deklaruar para ndeshjes ndaj Napolit se ai dëshiron të shohë ekipin e tij të vërtetë në fushë në derbin e madh të së dielës.

Interi e pret Napolin të dielën mbrëma në superderbin e kësaj fundjave në gjithë futbollin evropian, pasi dy rivalë direkt për titull do të përplasen për tri pikë që mund të jenë vendimtare, ndërsa Stramaccioni kërkon nga ekipi i tij që të luajë ashtu sikurse në fitoret e mëdha të këtij sezoni.

“Dua që të luajmë sikur Interi. Ne kemi tri ndeshje në Serie A para pushimit dimëror dhe duhet të bëjmë më të mirën, duke filluar nga e diela. Jam i bindur se do të shfaqim paraqitje të vërtetë të Interit”.

“Mendoj se ndeshjet ndaj Juventusit, Fiorentinës dhe Milanit na bënë të kuptojmë se jemi në një përzierje, pasi jemi në gjendje që të luajmë ndaj secilit kundërshtar, pa marrë parasysh kush është ai. Kur e them këtë, dua të shtoj se edhe nga humbjet kemi mësuar shumë. Do të jetë mundësi e mirë për të treguar veten ndaj një rivali direkt, një ekipi në top formë – do të jetë ndeshje e mrekullueshme”, është shprehur Stramaccioni.

Interi është në pozitën e tretë në Serie A me katër pikë më pak se lideri Juventus që i shkon Palermos, ndërsa Napoli është në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Interi dhe dy pikë më pak se Juventusi. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 422 here

Fjalët kyçe