Stramaccioni i kënaqur me të rinjtë

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka mbetur i inkurajuar nga paraqitja e ekipit të tij kundër Neftchi Baku, që përfshinte disa lojtarë të rinj, përfshirë edhe heroin e golave Marko Livaja.

Italianët përfunduan të dytët në grupin H të Ligës së Evropës, pas barazimit ndaj skuadrës nga Azerbajxhani, por trajneri sheh në anët pozitive të takimit.

“Ne vërtet ia dolëm mirë sonte, unë i uroj këta djelmosha të rinj. Kjo është një shenjë e mirë se ata po ia dalin mirë. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë fuqishëm dhe të qëndrojnë të përulur. Ata na japin neve shumë shpresë për të ardhmen”.

“Livaja ishte protoganist i vërtetë me golat e tij. Unë dhe stafi im gjithmonë e kemi vlerësuar atë lartë. Ne kemi vendosur ta mbajmë atë në klub për shkak të kualiteteve që ka. Por ai ende është shumë i ri dhe si edhe të tjerët ka nevojë të vazhdojë të punojë fuqishëm me përulësi”, ka thënë Stramaccioni. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 386 here

Fjalët kyçe