Stramaccioni: Ishte paraqitja më e keqe

Data e publiklimit: Tuesday, November 27th, 2012

Menaxheri i Interit, Andrea Stramaccioni, thotë pjesa e dytë e takimit të mbrëmshëm ndaj Parmës ishte më e keqja gjatë kohës sa ai drejton skuadrën.

Interi u mposht 1-0 nga Parma për të humbur rastin t’i afrohet edhe më shumë kreut, dhe tash pozicionohet i katërti me 28 pikë, sa ka edhe Fiorentina.

“Ne filluam mirë dhe e sulmuam Parmën, por ata ishin të qëndrueshëm, por në pjesën e dytë ishte një tregim tjetër. Ishte një prej paraqitjeve më të këqija në pjesën e dytë që kam parë ndonjëherë nga skuadra”, ka thënë Stramaccioni. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 198 here

Fjalët kyçe