Stramaçioni nuk ka frikë Juventusin

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Andrea Stramaçioni nuk pranon të dorëzohet në luftën për titullin kampion përballë Juventusit, pasi mendon se bardhezinjtë janë të arritshëm, edhe pse kampionët në fuqi mbeten favoritë kryesorë për trofeun në këtë sezon.

“Ashtu siç tregoi sfida e Torinos me ata, mund të luajmë si të barabartë ndaj kujtdo. Por është e vërtetë se kanë shfaqur më shumë vazhdimësi se ne. Duhet të punojmë më shumë në këtë pikë, duke filluar nga sfida e fundjavës kundër Lacios”, tha tekniku i Interit.

Sipas tij, pikërisht kjo ndeshje do të jetë një pikë e rëndësishme e sezonit pasi vihen përballë një skuadre shumë të fortë dhe të motivuar, që lufton për objektiva të rëndësishëm.

“Janë një kundërshtar i madh dhe kjo është meritë e Petkoviç. Lacio deri tani ka bërë një pjesë të parë kampionati të shkëlqyer, duket e çuditshme që kishte njerëz që dyshonin te projekti i tyre. Sidomos në transfertë është një skuadër e nivelit shumë të lartë, konkrete dhe e kompletuar në lojën e saj”, ka paralajmëruar trajneri i zikaltërve, duke parashikuar një ndeshje aspak të lehtë për ekipin e tij./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 425 here

Fjalët kyçe