Supersportistja përgatitet për një supervit

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Majlinda Kelmendi ka dyshime kur jep vlerësime për vitin 2012. Thotë se ai ishte edhe i suksesshëm edhe zhgënjyes e i mundimshëm. Por, sportistja më e mirë në Kosovë nuk ka dyshime kur flet për të ardhmen. Është e vendosur që vitin tjetër të tregojë sukses në kampionatin botëror dhe evropian për seniore. Kelmendi, 21-vjeçare, ka fituar medalje gati në të gjitha garat ku është paraqitur gjatë vitit 2012. Por, medalje nuk fitoi në garën kryesore të vitit – në Lojërat Olimpike. Për sukseset e shumta gjatë 2012-s, Kelmendi të martën u zgjodh supersportiste e vitit nga Grupi KOHA. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1033 here

Fjalët kyçe