Tatli të shtunën lufton për herë të parë për titull

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Boksieri kosovar i kategorisë së lehtë, Edis Tatli, të shtunën mbrëma në Espoo të Finlandës do të luftojë për herë të parë për një titull në boksin profesionist. Ai do të përballet me italianin Paolo Gassani për titullin e Bashkimit Evropian (EBU-EU). Prizrenasi 25-vjeçar është i bindur në fitore.

“Unë jam optimist se meçi do të shkojë mirë dhe do të dal fitues. Jam mjaft mirë i përgatitur”, ka thënë Tatli për gazetën. Tatli ka fituar 18 përballjet e tij të para në boksin profesionist, katër prej tyre me nokaut. Kundërshtari i tij Gassani, ka bilanc prej 16 fitoreve (8 KO) e dy humbjeve. Tatli vlerësohet si njëri prej boksierëve më perspektivë shqiptarë./SportIndedks.Com

Ky publikim eshte lexuar 667 here