Te Juve mendojnë për kundërshtarin e radhës

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Entuziazmi i Juventusit pas fitores në Donetsk është legjitim për më tepër që vjen me një vend të parë dhe sigurisht me mundësinë e një shorti të lehtë për në 1/8 e finaleve. Disa nga protagonistët e bardhezinjve shprehin dëshirën për kundërshtarin e ardhshëm. Qëndërmbrojtësi Bonuci dëshiron Realin e Mourinjos në 1/8 duke qënë kundër ndihmëstrajnerit Angelo Alesio, ndërsa mbrohtësi Lichteiner preferon Celtic si kundërshtarin e ardhshëm.

Leonardo Bonucci

Do të jetë e vështirë, por duhet të jemi gati dhe të japim maksimumin në mënyrë që të ecim përpara. Ka skuadra të forta në të dyja vazot, qoftë aty ku janë të parat e grupeve por edhe aty ku janë të dytat. Do të dëshiroja të kem përballë Realin e Madridit pasi nuk kam luajtur asnjëherë në Bernabeu.

Angelo Alessio

Jemi të lumtur për fitoren, për kalimin e turit dhe për vendin e parë. Jam gjithashtu i kënaqur që mori fund edhe skaulifikimi i Contes. Nuk e di kë do të preferoja në 1/8 e finaleve pasi të gjitha skuadrat janë të forta, por do të preferoja të evitoja Realin e Madridi.

Stefan Lichtsteiner

Jemi shumë të lumtur për këtë sukses edhe pse nuk ishte e lehtë. Të gjithë kundërshtarët e mundshsëm janë të fortë, por nëse do të zgjidhja një do të dëshiroja të luanim ndaj Celtic.

Kundërshtarët e mundshëm të Juventusit janë 6 skuadra, Porto, Arsenal, Real Madrid, Valencia, Celtic dhe Gallatasaray. Megjithatë kundërshtari i ardhshëm i zonjës së vjetër do të mësohet vetëm më 20 dhjetor teksa ndeshja e parë e 1/8 të finaleve do të luhet në transfertë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 406 here