The Sun: Lewandowski akord me Man. United

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Robert Levandovski drejt Manchester United. Sipas tabloidit “The Sun” polaku I Borusias së Dortmundit ka gjetur akordin për tu transferuar në verë në “Old Traford”. Gjithçka e arritur falë 22 milionë Eurpve që shkojnë në arkat e klubit kampion të gjermanisë për kartonin e futbollistit që do të fitojë 5 milionë euro në vit në klubin e tij të ri.

Gjithsesi duket disi e cuditshme që kostoja e kartonit të Levandovskit është kaq e lartë, Kontrata aktuale e polakut autor I 54 golave në 109 ndeshje me verdhezinjtë e Jurgen Klopp, skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe lojtari kishte lënë të kutpohet se nuk kishte dëshirë për të rinovuar, kjo për tu bërë më tërheqës në merkato. 22 milionë3 eurot që do të derdhën nga klubi I Ser Aleks Ferguson do t’iu lejojnë gjermanëve të fitojnë nga shitja e futbollistin dyfishin e asaj që shpenzuar tre vjet më parë për të marrë Levandovskin nga Lexh Poznan, për ta është padyshim një biznes i mirë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1409 here

Fjalët kyçe