Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Thirrjet “Kosovë, Kosovë” dhe “Shqipëri Etnike” gjallëruan pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku zhvillohet të enjten një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin europian.

Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra shqiptarë dhe kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.

Lajmi u raportua gjerësisht në mediat serbe, ku nuk pritej një atmosferë e tillë armiqësore në qytetin e vogël të ndodhur në krahinën e Frankonisë, në Gjermani.

Midis flamurëve dhe korreve shqiptare, spikatën edhe disa grupe të tifozerisë së mirënjohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares shqiptare, midis tyre edhe të mirënjohurit e “Plisave Prishtinë”. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 632 here

Fjalët kyçe