“Ti tregojmë Realit se kush jemi ne”

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Trajneri i Athletico Madridit, Diego Simeone ka deklaruar se skuadra e tij duhet ti tregoj Realit në derbi se kush janë ata në këtë edicion.

”Ata ndoshta janë favorit sepse janë kampion në La Liga. Por ne kemi armët tona, të cilat duhet ti tregojmë në këtë derbi. Është koha ti tregojmë Realit se kush jemi ne në këtë edicion Kjo është loja më e mirë për ne për të marrë pikë” deklaroi Simeone./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 297 here