Tifozë të Barçës merrni frymë lirshëm, Messi luan kundër Betisit

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Klubi i futbollit të Barcelonës ka konfirmuar se Lionel Messi në ndeshjen me Benfica në kuadër të Champions League ka pësuar vetëm një lëndim të vogël në gjurin e majtë.Klubi katalonas kishte frikë se lëndimi është shumë më serioze, por pas ekzaminimeve mjekësore është bërë e ditur se këmba e argjentinasit vetëm sa është ënjtur dhe ai mund të jetë në ekip për ndeshjen e ardhshme, të cilën Barça e zhvillon të dielën kundër Betisit në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

“Ekzaminimet treguan se Lionel ka vetëm një ënjtje në pjesën e jashtme të gjurit të majtë. Në varësi të rimëkëmbjes do të marrim një vendim nëse do të jetë në ekip për ndeshjen e ardhshme kundër Betisit”, shkruante në deklaratën e klubit të Barcelonës.

Messi u lëndua pas një përplasje me portierin e Benficas, Artur në ndeshjen e fundit në “Camp Nou” dhe në momentet e para është menduar se ai do të mundoj për një kohë të gjatë nga fushat e blerta. Kjo ndeshje përfundoi pa gola, por Barcelona kishte siguruar më parë një vend për në fazën e ardhshme të Champions League, ndërsa Benfica mund të kënaqej me sigurimin e një vendi në Europa League.

Futbollist argjentinas aktualisht i mungon vetëm një gol për të barazuar rekordin e legjendës gjermane, Gerd Muller, i cili ka shënuar në vitin 1972 plotë 85 gola brenda një viti të vetëm.

Kujtojmë se reprezentuesi argjentinas u lëndua për herë të fundit në shtator të viti 2010 në ndeshjen me Atletiko Madridin, me ç’rast i mungoi katalonasve vetëm dy ndeshje./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 269 here

Fjalët kyçe