Tifozët kërkojnë largimin e Mourinhos

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Ndarja e Jose Mourinhos me Real Madridin duket e pashmangshme, edhe pse trajneri pas humbjes 3-2 nga Malaga të shtunën mbrëma theksoi se “nuk frikësohem për detyrën time”.

Por, edhe vet reagimi i tij në përfundim të takimit çon drejt largimit. Kurse nga jashtë vijnë konfirmime të pakënaqësisë për punën e tij këtë stinor. E përditshmja sportive spanjolle Marca ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët të votojnë pro ose kundër largimit të Mourinhos nga Reali.

Rezultati është i qartë: 82.2 % e tyre votuan për largimin e Mourinhos, kurse vetëm 17.8 % e tyre ende përkrahin portugezin. Por, Mourinho ka insistuar se nuk planifikon të jap dorëheqje nga posti i tij edhe pse Reali gjendet plot 16 pikë prapa liderit të La Ligës, Barcelonës. “Nuk brengosem aspak dhe nuk do të jap dorëheqje. Nuk jam fëmijë, e di se rezultatet kanë rëndësi. Nëse do të vëreja se futbollistët nuk duan që unë të vazhdoj, do ta pranoj, por nuk është ashtu. Na mungon pak fat, kjo është e tëra”, u shpreh ai në konferencë për shtyp.

Malaga mundi Realin për herë të parë nga viti 1983 dhe kjo disfatë vetëm sa shtoi presionin ndaj Mourinhos i cili besohet se në rast se dështon edhe në Ligën e Kampionëve vështirë se do të drejtojë Realin edhe në stinorin e ri. Në 1/8 e finales gjiganti madrilen ndeshet me Manchester Unitedin./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 450 here

Fjalët kyçe