Tina Maze fiton superkombinimin në St. Moritz

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

St. Moritz, 8 dhjetor – Skitarja sllovene Tina Maze e ka nisur sezonin e sivjetmë në disiplina alpine më mirë se kurdoherë deri tash. Përvoja tashmë shumëvjeçare, por si thotë ajo edhe puna jashtëzakonisht e mundimshme po i sjellin rezultate të shkëlqyera dhe tashmë, pas tetë garave gjendet në krye të plasmanit të përgjithshëm botëror. Fitorja e fundit në superkombinimin në St. Moritz të Zvicrës është edhe një dëshmi e kompletimit të saj skitar, duke fituar si garën në sllallom ashtu edhe atë në supersllallom të madh.

Për arsye të sukseseve të saj të sivjetme, gazetarët kanë filluar ta quajnë “Super Tina”.

Sot në St. Moritzu nga ora 11:30 zhvillohet gara në disiplinën e supersllallomit të madh, kurse të dielën ajo e sllallomit të madh (10:30 dhe 13:30). /SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 399 here

Fjalët kyçe