Top 11-shja e Bundesligës

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Nëse më parë Bundesliga gjermane nuk ishte ndër kampionatet më të bukur në Europë, sot ndodh ndryshe. Futbolli sot në Gjermani po përjeton një prej “bum-eve” më të mëdhenj të viteve të fundit, çka vihet re mjaft lehtë në ecurinë e klubeve gjermane në Kupat e Europës, numri i tifozëve në stadiume, impiante moderne futbolli si dhe në atë çka japin futbollistët në fushën e lojës.

Në dy sezonet e fundit Borussia Dortmund ka qënë pa dyshim protagoniste absolute e Bundesligës duke fituar 2 tituj rradhazi si dhe duke zbehur diktatin e Bayern Munchen.

Ndaj dhe në formacionin më të mirë të vitit 2012 për Bundesligën pjesa më e madhe e futbollistëve i takon këtyre dy skuadrave, që po i japin tonin futbollit jo vetëm në vendin e tyre por edhe në Europë.

Përjashtim bëjnë vetëm tre emra: Huntelaar, kryegolashënuesi i sezonit të fundit; Arango, fantazisti golashënues i Borussia Munchengladbah si dhe talenti 18-vjeçar gjerman i Schalke 04, Julian Draxler.

Mes 11-shes më të mirë është edhe i riu shqiptar Xherdan Shaqiri. Edhe pse luan në një ekip të madh ku ka si rival për postin e titullarit Arjen Robben, kosovari ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve dhe madje të arrijë edhe të shënojë në momente vendimtare. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 2282 here

Fjalët kyçe