Torres: U bëra futbollist nga “Oli e Benxhi”!

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Fernando Torres ka zbuluar se një nga arsyet kryesore pse ai vendosi të luante futboll, ishte meritë e filmit të famshëm të animuar japonez mbi futbollin, “Captain Tsubasa”, i njohur gjerësisht në Evropë si “Oli e Benxhi”.

Sulmuesi i Çelsit gjendet aktualisht në Japoni ku do të luajë në Botërorin e Klubeve me skuadrën e tij, ndërsa ka treguar se kur ishte i vogël nuk e dinte se sa rëndësi do të kishte ky vend për të.

“Më kujtohet kur isha i vogël, nuk arrinim as të gjenim mirë sinjalin televiziv, por të gjithë në shkollë flitnin për këtë film vizatimor japonez për futbollin. Ajo seri quhej “Oliver dhe Benxhi” në Spanjë, ndërsa në Japoni quhej “Captain Tsubasa”. Aty dy lojtarë të rinj fillonin që nga ekipet e moshave, shkonin në kombëtare, fitonin Kupën e Botës dhe pastaj lëviznin drejt Evropës në skuadra si Bajern Mynih dhe Barcelona, pra ishte si një ëndërr që realizohej”.

“Unë fillova të luaj futboll për shkak të këtij filmi vizatimor që e adhuroja. Unë dëshiroja të bëhesha si Oliver që luante sulmues, ndërsa Benxhi ishte portieri. Ai ka qenë kontakti i parë që kisha me Japoninë”, zbuloi sulmuesi spanjoll. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 479 here

Fjalët kyçe