Townsend, një Serena Williams e konkurrencës juniore

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Trajnerja e tenisit Kathy Rinaldi, është rehatuar në karrigen e saj të plazhit afër fushës. Edhe pse nuk ka rreze të diellit, ajo është aty për t’i dhënë kurajë dhe këshilla nxënëses së saj, Taylor Townsend.

Pak hapa më larg, një grua e veshur me rroba sportive, po flet në telefonin e saj: “Po bëhem gati për ta shikuar tenisten e re, Taylor Townsend.

Ajo është vajza, e cila duket sikur Serena”. Në dhjetor u mbajt turneu i junioreve nën patronazhin e Federatës së Tenisit të SHBA-ve dhe asaj Ndërkombëtare. Townsend 16-vjeçare, ishte duke garuar me vajzat 18-vjeçare dhe për herë të fundit, pasi nga muaji janar do të bëhet profesioniste dhe do të kërkojë sukseset në turnetë me emra të mëdhenj të tenisit. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1175 here

Fjalët kyçe