Triumfi i gjashtë i McEnroe në Statoil Masters

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

John McEnroe ka prekur një raketë me dorë në moshën 8-vjecare dhe mesa duket nuk ka ndërmend të heqë dorë nga tenisi edhe për shumë kohë. 53-vjecari me origjinë irlandeze fitoi për herë të gjashtë turneun Statoil Masters Tennis pas suksesit ndaj Mats Vilander. Ish-numri 1 i botës mundi bindshëm në finalen e madhe të këtij turneu 48-vjecarin suedez, I cili në vitet e tij të arta ka koleksionuar jo pak por plot 7 turne të Grand Slam-it.

Në Royal Albert Hall, John McEnroe shpalosi edhe një herë tjetër karakteristikat e tij më të mira duke zbavitur pa masë publikun e pranishëm. Tenisti amerikan u shkëput menjëherë në 5-0 duke dominuar vazhdimisht shkëmbimet me rivalin e tij, I cili është plot 5 vjet më I ri. McEnroe fitoi 6-1 setin e parë dhe ruajti po të njëjtin ritëm e përqëndrim edhe në vazhdim duke frenuar kundërpërgjigjen e Ëilander, që në këtë set e përmirësoi ndjeshëm lojën e tij. 53-vjecari insistoi me lojën e tij karakteristike, me goditje të forta nga vija fundore si dhe dalje të shpejta në rrjetë, karakteristikë për të cilën McEnroe është vërtet I famshëm.

Në fund, në deklaratën e tij amerikani u shpreh tepër I kënaqur me nivelin e lartë që shfaqi gjatë javës, sidoqoftë ky ishte suksesi I 6 në Londër për të në kategorinë e legjendave, kategori ku marrin pjesë tenistët mbi 30-vjec që kanë lënë tenisin. Turneu Statoil Masters Tennis është tepër I rëndësishëm për këtë kategori dhe konsiderohet gati-gati si Wimbledon-I I veteranëve, sidoqoftë triumfi në këtë aktivitet lumturoi pa masë John McEnroe, që sigurisht nuk mund t’I bënte mbyllje më të mirë vitit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 644 here

Fjalët kyçe