Tyson e kishte gjetur gruan e tij në shtrat me Brad Pittin

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Në një nga intervistat e tij për medien, boksieri i njohur Mike Tyson ka zbuluar një fakt interesant për mbase burrin e ardhshëm të Angeline Jolie, aktorin e Hollywoodit, Brad Pitt.

Sipas fjalëve të ish-të burgosurit dhe boksierti të frikshëm të kategorisë së rëndë, ai e kishte gjetur Pittin në shtrat me bashkëshorten e tij të atëhershme, Robin Givens, nga e cila ishte në procedurë ndarjeje (divorci).

“Në atë periudhë isha pikërisht duke u ndarë nga bashkëshortja, por ende bënim seks. Mirëpo, një herë e mora vesh se dikush kishte mbërritur para meje tek ajo. Ishte ky Brad Pitti. U tërbova dhe isha i gatshëm për të gjitha. Ai u frikësua, vetëm po t’ia shihnit fytyrën”, tha Tyson në emisionin televiziv “In Depth With Graham Bensinger”. Mirëpo, Tayson nuk zbuloi se si ka përfunduar e tëra në atë kohë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 515 here

Fjalët kyçe