UCI ngre panel për hetimin e Armstrong

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Unioni Çiklistik Ndërkombëtar ngre një komision të pavarur me tre persona për hetimin e rastit Armstrong.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, UCI sqaron se komisioni i hetimit do të drejtohet nga gjykatësi britanik Philip Otton, avokati australian Malcolm Holmes dhe 10 herë fituesi i medaljeve paralimpike, Grey-Thompson.

Paneli do të mblidhet në 9 deri 26 Prill në Londër për të analizuar rastin e çiklistit Lance Armstrong, i cili u pezullua përjetësisht për përdorim dopingu./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 409 here

Fjalët kyçe