UEFA lëvron fondet për 23 klube

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

UEFA ndez dritën jeshile për transferimin e fondeve në 23 klube evropiane pas një hetimi të hollësishëm që u bë nga zyra e kontrollit financiar.

Fillimisht, fondet u bllokuan si masë paraprake që lidhet me zbardhjen e sasisë së borxheve që klubet kishin.

Gjithsesi, zyra e kontrollit financiar doli në përfundimin se UEFA duhet t’i derdhë shpërblimet për këto klube, pasi bilancet janë përmirësuar. Disa prej shoqërive që përfitojnë nga ky vendim janë; Sporting Lisbona, Rubin Kazan e Atletico Madrid./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 278 here

Fjalët kyçe