UEFA shpall kandidaturat për “Ekipin e Vitit 2012”

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

UEFA ka vazhduar me traditën e saj duke hapur votimin për publikun në përzgjedhjen e “Ekipit të Vitit 2012”. Në atë që është kthyer në një aktivitet të përvitshëm, institucioni që drejton futbollin evropian, ka publikuar kandidaturat e lojtarëve që aspirojnë për një vend në këtë përzgjedhje të veçantë që përcaktohet nga votat e qindra mijëra tifozëve.

Në listë figurojnë 4 portierë, 12 mbrojtës, 12 mesfushorë dhe 12 sulmues, për të përcaktuar 11-shen ideale të vitit që po mbyllet. Kuptohet se si në çdo votim tjetër për lojtarët më të mirë, dominuese janë dy ekipet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona që kanë numrin më të lartë të lojtarëve pjesëmarrës me 6 lojtarë nga madrilenët dhe po 6 nga katalanasit. Fituesi i Ligës së Kampioneve në fuqi, Çelsi, ka 5 lojtarë në këtë listë po i 6-ti mund të cilësohet Didier Drogba që tashmë luan për Shangai Shenhua në Kinë.

Është 9 numri i lojtarëve spanjollë në këtë listë, të ndjekur nga 6 futbollistë gjermanë që mbajnë vendin e dytë në renditjen e kombësive. Gjithashtu, bie në sy fakti se në listën e UEFA-s figurojnë edhe emrat e dy lojtarëve polake, Blaszczikovski e Levandovski, si dhe ai i sulmuesit turk të Gallatasajit, Jilmaz. (LajmeShqip.com)

Lista e lojtarëve për “Ekipin e Vitit 2012”:

PORTIERË: Xhanluixhi Bufon (Juventus-Itali), Iker Kasijas (Real Madrid-Spanjë), Petr Çeh (Çelsi-Çeki), Manuel Nojer (Bajern Mynih-Gjermani).

MBROJTËS: Andrea Barzalji (Juventus-Itali), Eshli Kol (Çelsi-Angli), Mats Humels (Borusia Dortmund-Gjermani), Branislav Ivanoviç (Çelsi-Serbi), Zhordi Alba (Barcelona-Spanjë), Vinsent Kompani (Mançester Siti-Belgjikë), Filip Lahm (Bajern Mynih-Gjermani), Havier Maskerano (Barcelona-Argjentinë), Pepe (Real Madrid-Portugali), Zherard Pike (Barcelona-Spanjë), Serxho Ramos (Real Madrid-Spanjë), Tiago Silva (PSZH-Brazil).

MESFUSHORË: Ksabi Alonso (Real Madrid-Spanjë), Jakub Blaszczikovski (Borusia Dortmund-Poloni), Eden Hazard (Çelsi-Belgjikë), Andres Iniesta (Barcelona-Spanjë), Huan Mata (Çelsi-Spanjë), Klaudio Markizio (Juventus-Itali), Mesut Ozil (Real Madrid-Gjermani), Andrea Pirlo (Juventus-Itali), Marko Reus (Borusia Dortmund-Gjermani), David Silva (Mançester Siti-Spanjë), Jaja Ture (Mançester Siti-Bregu i Fildishtë), Ksavi Hernandez (Barcelona-Spanjë).

SULMUES: Serxho Aguero (Mançester Siti-Argjentinë), Burak Jilmaz (Gallatasaraj-Turqi), Edinson Kavani (Napoli-Uruguai), Didier Drogba (Shangai Shenhua-Bregu i Fildishtë), Radamel Falkao (Atletiko Madrid-Kolumbi), Mario Gomez (Bajern Mynih-Gjermani), Klas Jan Huntelar (Shalke-Holandë), Zlatan Ibrahimoviç (PSZH-Suedi), Robert Levandovski (Borusia Dortmund-Poloni), Lionel Mesi (Barcelona-Argjentinë), Kristiano Ronaldo (Real Madrid-Portugali), Robin Van Persi (Mançester Junajtid-Holandë)./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 281 here

Fjalët kyçe