Van Persie: Dua të fitoj gjithçka

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, ka thënë se edhe pse po kalon formë të mirë këtë stinor, dëshiron edhe më shumë gola dhe pos tjerash të fitojë gjithçka.

Holandezi deri tani ka shënuar 13 gola në 19 paraqitje për Djajtë e Kuq, por ai nuk do ta lërë me kaq, pasi thotë se synon më shumë gola dhe asistime.

”Kur të gjithë të duan, të bëjnë të fluturosh. Unë jam i lumtur këtu dhe duket që të gjithë janë të kënaqur me mua”.

”Por, unë nuk jam i kënaqur. Nëse ju i shikoni statistikat, 13 gola në 19 paraqitje, është mirë, por unë dua më shumë. Dua të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asiste. Dua të fitoj gjithçka që është e mundur këtë edicion”, ka thënë 29 vjeçari. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 210 here

Fjalët kyçe