Vazhdon agonia e Lakers, mposhten nga ekipi më i dobët i Lindjes

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Më të mirë se “Liqenasit” ishin një nga ekipet më të dobëta të Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers, të cilët kanë arritur të mposhtin L.A.Lakers me rezultat 100:94.

Kobe Bryant edhe një herë u përpoq që tu sjellë një fitore Lakersave, por as 42 pikët e shënuara nga ana e tij për Los Angeles nuk ishin të mjaftueshme. Koben nën hije e la Kyrie Irving, i cili në mënyrë mjeshtëror iu kthye parketit pas 11 ndeshjeve të humbura shkaku i një lëndimi dhe i udhëhoqi drejt fitores Cavaliersat me 28 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Irvingun e ndihmoi edhe S.J. Miles me 28 pikë, ndërsa 20 pikë në këtë fitore i shtoi edhe Anderson Varezao, i cili gjithashtu kishte nëntë kërcime, pesë asistime dhe 3 topa të vjedhur.

Lakersat nuk i ka ndihmuar as një nga performancat më të mira të Dwight Howard, i cili kishte 19 pikë dhe 20 kërcime. Cavaliers tani kanë pesë fitore dhe 17 humbje, ndërsa Lakers deri më tani kanë përjetuar 13 fitore nga 22 ndeshjet e këtij sezoni në NBA./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 646 here

Fjalët kyçe