(VIDEO) Braziliani i pestë në Chelsea

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Duke e parë se problem kryesor i Chelseat është sulmi, skuadra londineze gjithsesi se do të blejë sulmues në afatin e janarit. Sipas mediave braziliane dhe ukrainase, Chelsea është shumë afër nënshkrimit me sulmuesin brazilian të skuadrë ukrainase Metalist, Tayson.

Sulmuesi brazilian po shkëlqen këtë edicion në kampionatin ukrainas dhe Europa League me Metalist, ndërsa Chelsea do ta blejë atë në janar.

Abramovich thuhet se ka raporte të mira me presidentin e Metalist ndërsa 12 milion funta do të mjaftojnë për blerjen e tij.

Thaison thuhet se do të jetë braziliani i pestë në Chelsea. Sipas parashikimeve, sulmi I Chelseat në edicionin tjetër do të jetë Thaison-Falcao./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 203 here

Fjalët kyçe