(VIDEO) Kobi Brajant arrin 30 mijë pikët

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Kobi Brajant është kthyer në basketbollistin e 5-të në historinë e NBA që kalon kuotën e 30 mijë pikëve të shënuara në sezonet e rregullta. Ylli i LA Leikërs e ka arritur këtë objektiv në ndeshjen e fituar ndaj Nju Orlins me rezultatin 103-87, ku shënoi 29 pikë.

Që Kobi Brajant është një nga emrat më të mëdhenj të historisë së këtij sporti, është e padiskutueshme. Këtë e tregon edhe fakti se në moshën 34 vjeçare, ai është lojtari më i ri që ka arritur këtë kuotë pikësh, ndërsa paraardhësit e tij të famshëm Karim Abdul Xhabar, Karl Malon, Majkëll Xhordan dhe Uilt Çambërlein, ishin më të vjetër në moshë kur e arritën këtë pikë të rëndësishme të karrierës së tyre. “Kjo është një arritje fantastike, të gjithë janë lojtarë që respektoj shumë dhe jam rritur duke i patur si idhuj e duke mësuar shumë prej tyre”, tha vetë Brajant pas ndeshjes.

Ndërkohë, në rezultatet e natës së mbrëmshme bie në sy fitorja e Nju Jork në fushën e Sharlot, që i ka dhënë mundësinë skuadrës njujorkeze që të rimarrë kreun e klasifikimit në Konferencën e Lindjes. /SportIndeks.Com

Rezultatet
Portland-Indiana 92-99
Nju Jork-Sharlot 100-98
Golden Steit-Detroit 104-97
Minesota-Boston 94-104
Denver-Atlanta 104-108
LA Leikërs-Nju Orlins 103-87
Çikago-Kliveland 95-85
Miluoki-San Antonio 99-110
Orlando-Utah 81-87
Toronto-Sakramento 100-107
Dallas-LA Klipërs 90-112

Ky publikim eshte lexuar 301 here

Fjalët kyçe