(Video) LA Klipërs munden nga Atlanta

Data e publiklimit: Wednesday, April 25th, 2012

Atlanta i është afruar më tepër vendit të katërt në Konferencën e Lindjes duke mundur me rezultatin 102-109 ekipin që mban këtë pozitë në Konferencën e Perëndimit, LA Klipërs. Xho Xhonson me 28 pikë e 7 topa në tabelë ka qenë protagonist i kësaj sfide, ndërsa është ndihmuar nga Josh Sith me 18 pikë e 10 topa në tabelë.

Taktika e Atlanta ka qenë e thjeshtë, t’i jepnin liri Grifin (36 pikë) e Pol (34 pikë), ndërsa të bllokonin kontributin e lojtarëve të tjerë të LA Klipërs.

Fakti që asnjë prej lojtarëve të tjerë të kalifornianëve nuk e arriti kuotën e 10 pikëve, tregoi se si taktika e Atlantas ishte mëse e goditur. LA Klipërs duhet të ndryshojnë sjelljesh e të fitojnë medoemos sfidën e fundit që kanë ndaj Nju Jork, në të kundërt rrezikojnë që t’i lëshojnë Memfis vendin e katërt dhe faktorin fushë në raundin e parë të play-off që fillon në javën e ardhshme.

Ndërkohë, Oklahoma ka fituar në fushën e saj përballë Sakramento me rezultatin 118-110 pas një ndeshje shumë argëtuese.

Me 32 pikët e shënuara në këtë sfidë, Kevin Durant thuajse ka siguruar titullin e tretë radhazi si pikëshënuesi më i mirë në NBA, duke mundur përsëri emra si Kobi Brajant e LeBron Xhejms.

Ndërkohë, Majemi ka vendosur të lërë pushim treshen Xhejms-Uejd-Bosh, e si rrjedhojë është mundur 78-66 nga Boston, ku mungonte treshja Garnet-Alen-Rondo.

Dy skuadrat i kanë dhënë më tepër rëndësi rikuperimit të lojtarëve pas një sezoni të lodhshëm, pa u shqetësuar shumë por pozicionin që do të mbajnë në play-off.

Rezultatet
LA Klipërs-Atlanta 102-109

Majemi-Boston 66-78

Sakramento-Oklahoma 110-118

Nju Orlins-G. Steit 83-81

Feniks-Utah 88-100

lay OFF, Konferenca e Lindjes
(1) Çikago – (8) Filadelfia

(2) Majemi – (7) Nju Jork

(3) Indiana – (6) Orlando

(4) Boston – (5) Atlanta

Konferenca e Perendimit
(1) San Antonio – (8) Utah

(2) Oklahoma Siti – (7) Dallas

(3) LA Leikërs – (6) Denver

(4) LA Klipërs – (5) Memfis/SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 591 here

Fjalët kyçe