(VIDEO) LA Klipërs “zgjohen” ndaj Utah

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

LA Klipërs kanë marrë veten nga seria e humbjeve radhazi, duke treguar se “pushimi”: mbaroi dhe tani do t’i kthehen seriozisht luftës për në majat e klasifikimit të Konferencës së Perëndimit.

Prova konkrete ka qenë fitorja me rezultatin e ngushtë 105-104 në fushën e Utah, e siguruar në periodën e katërt, të cilën LA Klipërs e filluan me 10 pikë disavantazh. Por një lojë e shkëlqyer e Bleik Grifin (30 pikë, 11 topa në tabelë), zëvendësuesit Xhamal Krouford (20 pikë), e sidomos një organizimi perfekt në mbrojtje, bëri që kalifornianët të merrnin këtë fitore, ndonëse Kris Pol i dhuroi kundërshtarit topin në sekondën e fundit dhe mund t’i kishte sjellë humbjen skuadrës ë tij. /SportIndeks.Com

Rezultatet
Portland-Sharlot 118-112

Kliveland-Detroit 79-89

Miluoki-Nju Orlins 81-102

LA Klipërs-Utah 105-104

Toronto-Denver 110-113

Orlando-Golden Steit 102-94

Ky publikim eshte lexuar 321 here

Fjalët kyçe