(VIDEO) Majemi vazhdon marshimin, LA Leikërs jo

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Majemi ka vazhduar serinë e fitoreve duke çuar në 6 serinë pozitive radhazi. Pas suksesit ndaj Oklahomas në natën e Krishtlindjeve, kampionët e NBA kanë konfirmuar formën e mirë që po kalojnë me një tjetër fitore, këtë radhë duke mundur Sharlot me rezultatin 105-92.

LeBron Xhejms ka qenë përsëri i pandalshëm me 27 pikë, 12 topa në tabelë e 8 pasime, duke konfirmuar se vazhdon të jetë lojtari më vendimtar i NBA me lojën e tij dhe kërkon një tjetër titull MVP, ashtu si në sezonin e kaluar. Edhe Duejn Uejd dhuroi një paraqitje të mirë, me 29 pikë e 9 topa në tabelë. Por organizatori i Majemit në këtë sezon e ka pranuar se ky nuk është më ekipi “i tij”, pasi Xhejms është ylli dhe lideri i skuadrës.

40 pikët e shënuara nga Kobi Brajant nuk kanë arritur t’i dhurojnë një tjetër sukses LA Leikërs të cilët kanë harruar euforinë e fitores ndaj Majemit me humbjen në Denver. Vendasit arritën të kufizonin pjesën tjetër të ekipit kalifornian duke i lënë hapësira vetëm Brajant dhe kjo taktikë rezultoi e suksesshme. Për më tepër, përjashtimi i Duajt Hauard për një faull flagrant kur kishin mbetur edhe 5 minuta lojë, ishte një goditje e rëndë për LA Leikërs që nuk arritën më të kontrollonin lojën nën kosh në minutat e fundit. /SPortIndeks.Com

Rezultatet
Majemi-Sharlot 105-92
Kliveland-Uashington 87-84
Nju Orlins-Orlando 97-94
Detroit-Atlanta 119-126
Filadelfia-Memfis 99-89
Hjuston-Minesota 87-84
Bruklin-Miluoki 93-108
Toronto-San Antonio 80-100
Golden Steit-Utah 94-83
Nju Jork-Feniks 99-97
LA Leikërs-Denver 114-126
Sakramento-Portland 91-109

Ky publikim eshte lexuar 1175 here

Fjalët kyçe