(VIDEO) Moura me lot në sy, dua të jem si Messi

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Mesfushori fantastik Brazilian, Lucas Moura e ka dhënë konferencën e fundit si lojtar i Sao Paolos para se ti bashkohet skuadrës franceze PSG. Ylli Brazilian është paraqitur në konferencë para ndeshjes finale të Kupës së Amerikës së Jugut që Sao Paolo e zhvillon sot me Tigren.

Në konferencë ai ka qenë i emocionuar duke mos mundur të i’u përmbahet as lotëve. Bashkëlojtarët e tij I përgatitën një befasi të “hidhur” duke e lagur atë me lëngje.”Jam tejet I emocionuar që po e lë vendin tim, skuadrën time, bashkëlojtarët e mi.

Unë do të nisem në aventurën e re në Evropë me kujtimet më të mira në Brazil. Do të jetë një sfidë e re para vetes time. Do të luaj në ligën ku luan Lionel Messi. Më pëlqen jashtëzakonisht ai lojtarë, dua që një ditë të më krahasoni me Messin” deklaroi Moura./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 470 here

Fjalët kyçe