(VIDEO) Nju Jork kalon pa vështirësi LA Leikërs

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Nju Jork Kniks janë kthyer përsëri në një superfuqi të NBA pasi po provojnë javë pas jave se kanë lënë pas dështimet e shumë viteve radhazi. Suksesi i radhës i kryesuesve të Konferencës së Lindjes ka ardhur përballë LA Leikërs, të cilët drejtohen nga ish-trajneri i tyre, Majk D’Antoni.

Në ndeshjen e luajtur në Nju Jork, LA Leikërs nuk kanë arritur t’i qëndrojnë pas vendasve të cilët janë shkëputur që në fillim falë një loje të shkëlqyer të Karmelo Entoni (30 pikë) si dhe saktësisë së gjuajtjeve për tri pikë, pasi realizuan 12 të tilla, ndërsa çonin diferencën deri në 26 pikë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, të udhëhequr nga i zakonshmi Kobi Brajant (31 pikë, 10 topa në tabelë) LA Leikërs u munduan të përmbysnin takimin, duke përfituar edhe nga dëmtimi i Entoni, por nuk ia arritën falë mbrojtjes hermetike të vendasve.

Nëse Nju Jork me fitoren e 3-të radhazi dhe me 5 ndeshjet e radhës në shtëpi kryeson Konferencën e Lindjes (17 fitore, 5 humbje), LA Leikërs zhyten gjithnjë e më shumë mes ekipeve të dobëta të Konferencës së Perëndimit, pas humbjes së tretë radhazi dhe një bilanci negativ me 9 fitore e 14 humbje në këtë sezon. /SportIndeks.Com
Rezultatet
Sharlot-Atalanta 90-113
LA Leikërs-Nju Jork 107-116
San-Antonio-Portland 90-98

Ky publikim eshte lexuar 676 here

Fjalët kyçe