(VIDEO) Shaqiri shënoi në fitoren e Bayernit

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Bayern Munichu ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër BATE Borisovit për ta fituar Grupin F.

Mario Gomez e hapi takimin (22’), ndërsa Xherdan Shaqiri ishte arkitekti i golit. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Edhe pse mbetën me një futbollist më pak në pjesën e dytë, pas përjashtimit të Jerome Boateng (51’), bavarezët shënuan edhe dy herë me këtë inferioritet numerik.

Thomas Mueller e dyfishoi rezultatin (54’), ndërsa Xherdan Shaqiri e shënoi golin e tretë, pasi Gomez ia ktheu favorin (66’)./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 278 here