(VIDEO) Sjellje e pahijshme e përzgjedhësit serb

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Shumë trajner kënaqen me lojën e skuadrave të tyre, por edhe shpeshherë janë të irrituar me atë se çfarë tregojnë në terren.Mirëpo, përzgjedhësi i përfaqësuese serbe në hendboll për femra, Sasha Boshkoviq, megjithatë, ka shkuar një hap më larg, duke u bërë pjesë e ndeshjes.

Gjatë ndeshjes të xhiros së parë të grupit F të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Beograd, Boshkoviq dy herë e kap hendbollistin norvegjeze, Jerum Suland, së pari për fanelle e më pas edhe për dore, gjë që i ka nervozuar skandinavet.

Në xhirimet të cilat të mërkurën janë shfaqur në televizionin norvegjez TV2, shihet qartë se si përzgjedhëse serb dy herë, derisa topi ishte në krahun tjetër, ngreh norvegjezen.

Në një moment Suland i drejtohet tavolinës së kontrollit, mirëpo zyrtarët nuk kishin parë asgjë.

“Thanë se nuk kanë parë asgjë. Kjo nuk është “fair-play”, kjo është sjellje josportive”, ka thënë përzgjedhësi i Norvegjisë, Torir Hergeirson. Federata e norvegjeze planifikon të ankohet në EHF./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1517 here

Fjalët kyçe