Vilanova: Messi do të luajë sonte

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do ta nxjerrë në fushë Lionel Messi edhe në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.

Messi ka shënuar 84 gola për klubin dhe kombëtaren e tij gjatë këtij viti kalendarik, një më pak se rekordi i Gerd Muller të cilin argjentinasi do të synojë ta thyejë sonte.

“Ai pushoi javën e kaluar dhe ne e dimë se ai gjithmonë dëshiron të luajë. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe ai është i ngazëllyer të luajë. Nëse ai është në fushë, ai do të na bëjë më të fuqishëm”.

“Ne do të jemi sa më natyral që mundemi. Messi ka shansin ta thyejë rekordin, por do të jetë më e vështirë nëse ne fokusohemi në të. Sidoqoftë, mendoj se ai është mësuar me presionin”, ka thënë Villanova. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 260 here