Votojnë tifozët, për trajnerin e ri të Realit

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Tifozët e Real Madridit kanë votuar në “Marca” për të shprehur dëshirën e tyre se kush duhet të jetë trajner i ri i Real Madridit.

90 mijë votues me votat e tyre online favorizuan selektorin gjerman Joachim Low si pasuesin më të mirë të Mourinhos. 30% të votave ishin për Low. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp ishte i dyti me më shumë vota.

Trajneri i Real Madrid Castilla, Alberto Torill ishte i treti me 14.8% të votave. Michel i Getafes ishte i katërti me 12.9% të votave.
Arsene Wenger i pesti me 7% të votave. Rikthimi i Capellos në këtë post është i dëshiruar nga 6.7% të votuesve, ndërsa sjellja e Benitez nga 6.2%. Në listë pak të dëshiruar janë edhe Van Basten, Ancelotti e Lippi./SportIndeks.COm

Ky publikim eshte lexuar 231 here

Fjalët kyçe