Walcott me kërkesa të reja

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Theo Walcott ka refuzuar të fillojë biseda të reja me Arsenalin përderisa nuk është zgjidhje e parë në skuadër.

Sulmuesi i Topçinjve është duke kërkuar garanci nga menaxheri Arsene Wenger se atij do t’i jepet hapësirë e rregullt loje.

TalkSPORT shkruan se Walcott, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, do të dëshironte të rifillojë bisedat, por nuk sheh arsye përderisa nuk është i sigurt se vendi i tij është në ekipin e parë. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 212 here

Fjalët kyçe