Wenger arsyeton humbjen nga ekipi i ligës së katërt

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qëndruar në mbrojtje të lojtarëve të tij pas disfatës tronditëse kundër Bradfordit në Kupën e Ligës.Arsenal nga ekipi i ligës së katërt angleze, të martën u mposht pas gjuajtjes së penaltive.

“Më duhet të përgëzoj Bradfordin, filluan mirë dhe më pastaj u mbrojtën mirë”, tha Wenger.

“Gjatë gjuajtjes së penaltive ndodhi ajo që ndodhi. Ne kishim shumë raste gjatë kohës së rregullt, por portieri i tyre ishte i shkëlqyer dhe ne nuk e shfrytëzuam dominimin tonë. Nuk kemi luajtur keq, thjesht nuk arritën të shfrytëzojmë rastet e krijuara. Kjo ishte një ndeshje e vërtetë e Kupës” tha Wenger, pas ndeshjes.

Arsenal dhe Bradford gjatë kohës së rregullt shënuan vetëm nga një gol, ndërsa në kohën shtesë nuk arritën të mposhtin portierët kundërshtar. Kështu që për të ditur fituesin është dashur të ekzekutohen penaltitë, ku lojtarët e ekipit të ligës së katërt angleze ishte më të suksesshëm dhe triumfuan me rezultat 4:3. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 315 here

Fjalët kyçe