Wenger: Lutem ti shmangem Barcelonës

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes për humbjen ndaj Olympiacos.

Wenger tha se gjyqtari me disa vendime ka bërë që Arsenalit të humbë këtë ndeshje, ndërsa e cilësoj golin e Maniatis si të parregullt. Wenger ka një lutje para se të hidhet shorti për xhiron tjetër në Champions League.

”Lutem që tani që në ndeshjen e radhës ti shmangemi skuadrës së Barcelonës. Në këtë fazë nuk ka ekipe të dobta, por nëse është Barcelona kundërshtari jonë, atëherë thuajse është e pamundur të luash ndaj tyre” deklaroi Wenger./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 251 here