Wenger mbron politikën e transferimeve

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbrojtur vendimet e tij në tregun e transferimeve, duke thënë se ai ka vepruar mençur në çdo moment deri tani me klubin.

“Unë kam respekt të madh për pasionin e futbollit në Angli dhe respekt të madh për gjithë vendin. Por, futbolli është më shumë se sa të hedhni miliona në tavolinë. Është diçka më e thellë dhe më e madhe se kjo. Është djersë, mendje dhe punë e madhe”.

“Në Angli kemi traditë të madhe për këtë. Besoj në krenarinë e këtij vendi, që historikisht është ndërtuar mbi të. Kjo është pse futbolli këtu është interesant. Historikisht është menduar shëndoshë për këtë. Jam i frikësuar se këto cilësi tani po zhduken dhe po bëhen më pak të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të shpenzojmë”, është shprehur francezi./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 242 here

Fjalët kyçe