Wenger mohon kontaktet me PSG

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë spekulimet se ai planifikon t’i bashkohet Paris Saint Germain vitin e ardhshëm.

Le Parisien zbuloi se javën e kaluar Wenger ishte takuar me përfaqësues të pronarit të PSG, Sheik Hamad-Al-Thani, në Hotel Monceau.

Por Wenger ka thënë se ai do t’i mbetet besnik kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon në verën e vitit 2014.

“Është një informacion i gabuar, më besoni. Unë gjithmonë e respektoj kontratën time”, ka thënë francezi. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 347 here

Fjalët kyçe