Wenger: Nuk largohem

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ua ka bërë me dijë tifozëve të Arsenalit se ai nuk e ka ndërmend të largohet edhe pse klubi gjendet në një krizë të rezultateve.

Humbja e fundit nga Swansea e ka zbritur Arsenalin në pozitën e dhjetë me 21 pikë të tubuara nga 15 ndeshje.

“Nëse më pyetni mua për të ardhmen time, unë mund t’iu jap vetëm një përgjigje. Unë gjithmonë e respektoj kontratën time deri në fund”.

“Unë dua që tifozët tanë të jenë të lumtur por kjo nuk e ndryshon mënyrën se si po ndihem unë tani, sepse unë duhet të fokusohem në punën time dhe t’i rregullojmë këto probleme që i kemi”.

“Ne e humbëm vetëm një ndeshje, por prapë se prapë është një zhgënjim i madh. Ne duam medoemos ta fitojmë ndeshjen e ardhshme. Ju mund ta shihni nga rezultatet se ky është një moment i vështirë për të gjithë. Të gjitha klubet, bile edhe ato që kanë bërë investime të mëdha po hasin në vështirësi”, tha Wenger./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 217 here

Fjalët kyçe