Wilshere sugjeron Walcottin të rinovojë

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, i ka sugjeruar bashkëlojtarit, Theo Walcott, që të rinovojë kontratën e tij me klubin nga Emirates.

“Të gjithë në klub duan që Theo të rinovojë. Por, kjo është diçka që duhet të përfundohet, është në dorë të tij dhe të klubit nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje. Shpresoj se do të mund ta bëjnë këtë”.

“Walcott ka qenë i mrekullueshëm për ne. Ne kemi nënshkruar me katër djem britanikë dhe ai mund të jetë i gjashti. Unë gjithmonë i them që të rinovojë. Është në dorën e tij”, ka thënë mesfushori. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 362 here

Fjalët kyçe