Yjet e Cityt me zor po e gjejnë rrugën e golit

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Roberto Mancini thotë se ka një “problem të madh” pasi që skuadra e tij dështoi të shënojë gol në humbjen e së mërkurës ndaj Sunderlandit (1:0). City ka pasur shumë raste ideale për të shënuar, por sulmuesit dështuan dhe në këtë mënyrë kampioni në fuqi, tash ka humbur hapin me rivalin e përbetuar Manchester Unitedin. City gjendet në pozitën e dytë me shtatë pikë disavantazh ndaj Manchester Unitedit.

“Është e pamundur që sulmuesit tanë nuk shënuan. Është problem i madh ky. Jemi shumë të butë në sulm dhe shumë lehtësisht po humbasim raste”, ka thënë Mancini.

City ka shënuar 34 gola në 19 ndeshje në Premier League, 14 më pak se rivali Unitedi. Për më keq, City ka shënuar vetëm 12 gola në nëntë ndeshjet si mysafir, për dallim nga 22 gola sa ka shënuar Unitedi.

Sergio Aguero, Yaya Toure, David Silva e Edin Xheko gjithë kanë patur raste ideale për të shënuar ndaj Sunderlandit të mërkurën, por kanë dështuar përballë portierit Simon Mignolet.

“Ne nuk kemi merituar të humbim. Kemi dominuar, kështu që nuk e di si është e mundur të humbasim atë ndeshje. Vitin e kaluar, kemi shënuar, një, dy apo tre gola në çdo ndeshje. Tash kur kemi raste po i lëshojmë shumë lehtë. Duhet të shfrytëzojmë rastet, nuk bën të vazhdohet kështu”, thotë Mancini. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1040 here

Fjalët kyçe