Zamparini: I vetmi lojtar i veçantë i Juves është Pirlo

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se te Juventusi vetëm Andrea Pirlo është lojtar veçantë, ndërsa të tjerët janë lojtarë të zakonshëm.

”Juventusi përbëhet nga lojtarë të zakonshëm, e jo nga lojtarë fenomenal. Pirlo është i vetmi lojtar i madh tek ata”.

Palermo të dielën do të përballet me Juventusin dhe Zamparini beson se sulmuesit e tij, si Ilicic, Miccoli e Dybala, do t’i vënë në vështirësi juventinët.

“Ne mund t’i vëmë në vështirësi ata, veçanërisht me sulmuesit tanë të cilët janë shumë të mirë”, ka thënë Zamparini për Radio Radio. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 338 here

Fjalët kyçe