Zanetti i lodhur nga e ardhmja e Sneijderit

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka thënë se stuhia mediale e krijuar për të ardhmen e Wesley Sneijder po e lodh atë tej mase, duke bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

Kapiteni legjendar i Interit thotë se Sneijder duhet të luajë në rast se trajneri e sheh në zgjedhjet e tij tekniko-taktike dhe nuk e sheh problemin ashtu siç e shohin mediat.

“Thjesht ndaloni së foluri për këtë, ju mediat tashmë keni thënë shumë për këtë punë, të shohim çfarë ndodh”.

“Pozicionet e Sneijderit dhe Interit janë të qarta. Të shitet nga pikëpamja ekonomike? Duhet të respektoni zgjedhjet e tij personale”, ka deklaruar Zanetti. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 350 here

Fjalët kyçe