Zanetti: Të mos dorëzohemi

Data e publiklimit: Tuesday, November 27th, 2012

Javier Zanetti ka porositur Interin të mbetet pozitiv pavarësisht disfatës 1-0 ndaj Parmës në takimin e mbrëmshëm, që e zbriti atë në pozitën e katërt të Serie A.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi. Ka shumë ndeshje të mbetura. Neve na vjen keq pasi vuajtëm edhe një disfatë tjetër, por ne ende jemi afër kreut”.

“Nuk mendoj se shumë njerëz do të vënin bast në fillim të vitit se ne do të jemi në mesin e top katërshes në këtë fazë”.

“Ne kemi nevojë të gjejmë të njëjtin ekuilibër i cili na lejoi neve të kalojmë një seri të shkëlqyeshme të fitoreve dhe duhet të fillojnë një tjetër menjëherë”, ka thënë Zanetti për Inter Channel./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 197 here

Fjalët kyçe